Modeli që Roland Bejko i mësoi Fushatës

Nga Mirela Karabina

Roland Bejko, kandidati për Bashkinë Tiranë në zgjedhjet vendore të 14 Majit, është model i një kandidati që çdo subjekt politik do ta dëshironte. Me vendimarrje të Kryesisë së partisë dhe jo i përcaktuar nga kryetari, ai pranoi kandidimin për Kryetar të Bashkisë Tiranë në kohën më të vështirë të partisë së tij, një parti e paqartë dhe e copëzuar nga Foltorja, një parti që rrezikonte të elminohej e jo më të ishte alternativë qeverisëse.

Por Bejko vendosi interesin e Partisë dhe të Shqipërsië mbi atë personal duke i dhënë jetë dhe shpirt garës për zgjedhjet vendore si për Tiranën, ashtu dhe për gjithë vendin.

Partia Demokratike përfaqësohet në garën për kryeqytetin me model kandidati dinjitoz!

I qartë politikisht dhe afro prej dy vitesh koherent dhe konsistent në qëndrimet e tij, ai u pozicionua qartësisht tek Partia Demokratike e së ardhmes duke promovuar dhe zhvilluar vlerat euroatlantike, të cilat janë në AND-në e saj.
Ruajtja e identitetit të së djathtës të Partisë Demokratike mishërohet tek programi i tij “Frymëmarrje për Tiranën”. Me formim të qartë akademik dhe i specializuar për pushtetin vendor, ai është njohës i mirë dhe ekspert i menaxhimit dhe zhvillimit të qytetit.

Roland Bejko e vlerësoi garën dhe doli serioz përballë qytetarëve. Ai është i vetmi kandidat që paraqiti që në daljen e parë të tij një program të qartë, të arritshëm dhe që përshkohet nga plotësimi i nevojavë bazike të qytetarëve për të krijuar frymëmarrje për to në të gjithë fushat e jetës.

Pasi shërbimi për qytetarin është i pari, është thelbi i garës për zgjedhjet vendore!

I artikuluar dhe me një eksperiencë të gjatë partiake dhe profesionale, ai është një kandidat i vlerësuar nga qytetarë dhe analistë si kandiati që i ktheu dinjitetitn Partisë Demkoratike në këto kohë të turbullta politike, i dha shpresë demokratëve dhe qytetarëve dhe zhvilloi një fushatë të bukur, me përmbajtje dhe dinjitoze.

Ai sot është heroi i Partisë Demokratike!

Në Tiranë jeton një e treta e popullsisë së Shqipërisë. Ndaj pesha e kandidimit është e madhe. Përmes së vërtetës dhe ballafaqimit më të, qartësisë së qëndrimeve dhe renditjes së fakteve, analizës krahasuese dhe deduksionit logjik, argumentit nisur nga premisa të vërteta, Modeli Bejko dëshmoi se si një kandidat bëhet i besueshëm dhe ngjall shpresë.

Fuqia e një kandidati qëndron tek e vërteta që ai përfaqëson, përballja me të, marrja e përgjegjësisë, siguria në zgjidhjen e problemit, moral i pastër duke ruajtur parimet dhe pastërtia e figurës e çliruar nga hijet e së shkuarës dhe i papërfolur për korrupsion.

Partia Demokratike këtë model kandidimi e ofroi me Roland Bejkon për Tiranën, e ofroi në ditët më të vështira të saj në një gare zgjedhore.

Modeli Bejko i mësoi shumë fushatës, i përcaktoi standartin e një kandidati përfaqësues të denjë.

Exit mobile version