Modriç: Tri vite më parë, Zidane më tha se, një ditë do ta fitoja Topin e Artë

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriç, ka zbuluar se ish-trajneri i tij, Zinedine Zidane e kishte bërë të besonte se një ditë do ta fitojë Topin e Artë.
Dhe kështu ndodhi, superylli kroat i dha fund dominimit dhjetëvjeçar të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, pasi të hënën në Paris e fitoi Topin e Artë duke u shpallur lojtari më i mirë në botë për vitin 2018.
“Kur i numërova të gjithë trofetë individualë që i kam fituar këtë vit dhe kur e pashë se isha në mesin e 30 finalistëve, nisa të besoj, ama ekziston një gjë që nuk do ta harroj kurrë”, tha Modriç.
“Kur Zidane u emërua trajner i Madridit në janar të vitit 2016, ai më thirri në zyrën e tij një ditë pas stërvitjeve dhe më shpjegoi sesi më shihte dhe çfarë priste nga unë”, tregoi ai.
“Ai më tha se isha lojtar i rëndësishëm për të dhe, mbi të gjitha, ai më shihte si një lojtar që mund ta fitojë Topin e Artë”, shtoi ai.
Zidane dhe Modriç punuan së bashku për dy vite e gjysmë para se francezi ta braktiste gjigantin spanjoll.

d079d93467458cfc825ed23e55d57 1543907375 3198866

Exit mobile version