Terroristi i dyshuar, Mohamed Abrini i cili u arrestua një ditë më parë në Belgjikë ka pranuar se është personi me kapelë që është filmuar në aeroportin e Brukselit, pak para shpërthimit terrorist.
BBC shkruan se Mohamed Abrini i tha hetuesve se ai ishte në 22 mars pikërisht në vendin ku shpërthyen bombat.
Abrini është ka qenë i shpallur në kërkim edhe në lidhje me sulmet në Paris që vranë 130 njerëz nëntorin e kaluar. Ai është një nga gjashtë burrat e arrestuar të premten në Bruksel. Katër janë akuzuar për vepra terroriste.
Sulmet në aeroportin Zaventem dhe në një stacion të metrosë në Bruksel lanë 32 të vdekur.
Zyrtarët besojnë se personat që kryen sulmet e Brukselit dhe sulmet e Parisit ishin pjesë e të njëjtit rrjet të mbështetur nga të ashtuquajturit Shtet Islamik.