“Moj Shqipëri nanë loke, ty t’qofsha falë”, çfarë e shtyu Mirlind Dakun të ndryshonte postimin? (Foto)

Mirlind Daku është rikthyer në Kombëtare dhe do të jetë i gatshëm për Silvinjon në 2 ndeshjet e këtij muaji. Sulmuesi ishte mungesa e madhe e Kombëtares në duelet e nëntorit, teksa tashmë rikthehet për të dhënë kontributin e tij në sfidat më delikate të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.

Daku ka bërë një postim mjaft të veçantë në rrjetet e tij sociale. Në një foto ku duket gjatë një seance stërvitore ka shkruar se është shumë i lumtur për rikthimin.

“Moj Shqipëri nanë loke, ty t’qofsha falë”,

Moj Shqipëri nanë loke, ty t’qofsha fal!” është fjalia e përzgjedhur gjithashtu nga sulmuesi, për të treguar edhe njëherë dashurinë e tij për ngjyrat kuqezi, përpara duelit me Serbinë. Një postim që çuditërisht u ndryshua nga sulmuesi, i cili shkrimin e zëvendësoi vetëm me flamurin shqiptar. Nuk dihet se çfarë e shtyu lojtarin ta fshinte, por postimi mori menjëherë shumë reagime.

Kujtojmë se dueli me Serbinë do të luhet ditën e shtunë në “Arenën Kombëtare” në orën 20:45.

“Moj Shqipëri nanë loke, ty t’qofsha falë”,

Artikulli paraprakEdhe Kosova çkodon Sky Ecc! Arrestohen 22 persona, shpërndanin drogë në mbarë vendin
Artikulli tjetërMos e zbukuroni Ferrin