Mojes shpëton Januzajn nga turpërimi

Adnan Januzaj do të veshë fanellën e Sandërlendit në këtë sezon. Konfirmimi ka ardhur drejtpërdrejt në konferencë për shtyp nga trajneri David Mojes, i cili e kërkonte prej kohësh futbollistin e talentuar të Mançester Junajtid. “Ai tani është një futbollist i yni. Adnani do të na mundësojë të kemi më shumë alternativa në sulm. Por më parë do të më duhet që ta kthej përsëri në nivelin në të cilin ai luante dy vite më parë”, deklaroi Mojes në konferencë për shtyp.
Pak çaste më vonë, Mançester Junajtid zyrtarizoi transferimin e lojtarit te klubi i ri, duke saktësuar se ai ishte atje në formën e huazimit për një sezon. Mançester Junajtid nuk pranoi të shiste përfundimisht kartonin e futbollistit, duke iu frikësuar një tjetër rasti të ngjashëm me atë të Pogba, ku u detyrua të blinte me një çmim të shtrenjtë një futbollist që e kishte pasur në radhët e veta dhe e kishte lënë të largohej.
Megjithatë, do të jetë e vështirë që Januzaj të pranojë të vihet përsëri nën urdhrat e Zhoze Murinjos, për të cilin është shprehur se e ka “turpëruar” duke e urdhëruar që të stërvitet me ekipin e të rinjve.
Trajneri i Mançester Junajtid, Zhoze Murinjo, thotë se ka plane për Andan Januzajn në Premier Ligë. Talenti me origjinë shqiptare u huazua së fundmi nga Junajtid te Sandërlendi për 1 sezon, por mesa duket tekniku portugez do të vijojë ta mbajë nën mbikëqyrje formën e tij.
“Januzaj? Bën pjesë në planet e mia, pikërisht për këtë motiv e kemi huzuar në një klub të Premier Ligës (Sandërlend). Mendoj se është një lojtar me talent dhe dua ta ndjek rritjen e tij nga afër”, ka thënë Murinjo. Ndërkohë, Andan Januzaj ka veshur fanellën e Sandërlendit dhe këtë e konfirmoi trajneri David Mojes.
E ardhmja e Juan Mata duket se do të jetë larg “Old Trafford”. Spanjolli vazhdon të jetë në listën e futbollistëve që do të largohen nga Manchester United. 28-vjeçari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zhoze Murinjo, i cili me marrjen e drejtimit të “Djajve të Kuq” ka kërkuar largimin e një grupi të madh futbollistësh. Gjithsesi Mata mund ta vazhdojë karrierën në Premier League, pasi Evertoni është gati të formulojë një ofertë për ta vënë lojtarin nën urdhrat e Koeman.

Artikulli paraprak“Mister” 1 miliard
Artikulli tjetërVeselin e do dhe Trabzonspori