Moment i artë, kush është futbollisti shqiptar që ka shënuar në të gjitha ndeshjet e vitit 2024

Futbollisti shqiptar i Kosovës, Donat Rrudhani po kalon një moment të artë në karrierën e tij. Interesant është fakti se futbollisti 24-vjeçar, ka gjetur rrugën e rrjetës në të gjitha ndeshjet e aktivizuara në vitin 2024. 

 

Rrudhani ishte pjesë e Jang Bojs, ndërkohë që në merkaton e janarit u huazua te skuadra e Lozanos. Me fanellën e Jang Bojs, në 2 sfidat e aktivizuara në datat 20 janar dhe 30 janar, respektivisht ndaj Grasshopers dhe Yverdon, shqiptari i Kosovës arriti të shënonte.  

rrudhaniiiiii

Këtë ecuri fantastike, mesfushori e vijoji edhe te skuadra e re e Lozanos, teksa në dy sfidat që ka luajtur me Lozanon në këtë vit kalendarik ka arritur të shënojë. Pra plot 4 gola në 4 ndeshje në këtë 2024, që për Rrudhanin ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.  

Artikulli paraprakTensionet Kosovë-Serbi/ Borrell takohet me Kurtin dhe Vuçiç në Mynih: Stabiliteti në rajon mund të arrihet vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve
Artikulli tjetërA do të realizohet vota e emigrantëve siç e ka kërkuar PD-ja? Të martën do të dëgjohen në Kuvend organizatat e diasporës