Moment special, një tjetër futbollist shqiptar do të luajë në La Liga sezonin e ardhshëm

Skuadra spanjolle e Elçes, ku aktivizohet sulmuesi shqiptar i Kosovës, Elbasan Rashani, e ka kurorëzuar sezonin e saj mbresëlënëse me një rikthim në La Liga, teksa ditën e sotme triumfoi me rezultatin e thellë 0-4 ndaj Deportivo La Korunjës, duke siguruar kthimin direk në elitën e futbollit spanjoll.

Edicionin 2024/2025 e mbylli në vendin e dytë me 77 pikë. Si e para në elitë u ngjit Levante që kishte 79 pikë.

Rashani në ndeshjen ndaj Deportivos ishte në stol. 32-vjeçari ka luajtur 11 ndeshje në La Liga 2 të Spanjës me fanellën e Elçes, ndërsa ka shënuar tri gola.

Rashani iu bashkua Elçes nga francezët e Klermonti në gusht të vitit 2024.

Artikulli paraprakSi ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat
Artikulli tjetërShpërthejnë protestat studentore në mbi 30 qytete të Serbisë, kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme