Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës. Arsye e këtij vendimi ka thënë se është një thirrje për t’u marrë në pyetje nga Specialja si i dyshuar.
Më pas ai popullit i është drejtuar edhe me një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook.
“Jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe dua që të ju falemnderoj për besim dhe përkrahje. Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar.
Qeveritë dhe pushtetet janë të ndërrueshme, jetojmë në demokraci.
Nderi i Kryeministrit dhe Shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtroj asnjëherë. Në Hagë si Ramush Haradinaj do t’i dal përball shpifësve, ashtu si e kërkon nderi i luftëtarit shqiptar.
Pastërtia ime dhe e luftës së UÇK-së, e konfirmuar nga dy aktgjykime nuk mund të njolloset nga askush dhe asnjëherë”, ka shkruar Haradinaj, ndër të tjera në FB, transmeton Gazeta Express.
Ky është momenti kur Ramush Haradinaj njofton qytetarët për dorëheqjen nga posti i kryeministrit, i cili shpethen ne lot.
“Shteti im është Kosova, e paprekshme në multietnicitet, shumëgjuhësi, në territor e kufijë.
Do t’i shërbej me besnikëri, gjithë jetën, POPULLIT, ATDHEUT DHE SHTETIT TIM, KOSOVËS! Faleminderit”, është shprehur kryeministri në largim. /Gazeta Express