Monako është makineri golash

Ky duket se është viti i duhur për Monakon që të fitojë titullin kampion në Ligën 1 të Francës. Skuadra e principatës vazhdoi edhe sot fitoret e saj me goleadë teksa mposhti me rezultatin 4-0
Ky duket se është viti i duhur për Monakon që të fitojë titullin kampion në Ligën 1 të Francës. Skuadra e principatës vazhdoi edhe sot fitoret e saj me goleadë teksa mposhti me rezultatin 4-0 Lorientin. Pas 21 javësh, ekipi i drejtuar nga portugezi Leonardo Zhardim ka grumbulluar 48 pikë dhe kryeson Ligën 1 me 2 pikë më shumë se Nica e vendit të dytë dhe 3 më shumë se PSG e vendit të tretë. Ajo që bie më shumë në sy te Monako e këtij sezoni është numri i golave të shënuar, 64 të tillë, pra një mesatare pak më shumë se 3 gola për ndeshje.

Artikulli paraprakAtletiko humb hapin e kreut
Artikulli tjetërRaiola kërkon 10 milionë euro në vit për Donaruma