Monika Kryemadhi ankimon në SPAK sekuestrimet, përfaqësohet në GJKKO nga avokati

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka ankimuar në Gjykatën e Posaçme një sekuestrim të kryer nga ana e SPAK.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për pasuri apo send në emër të saj. Ende nuk dihet se çfarë është vendosur në sekuestro, ndërsa seanca po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme nga gjyqtari Erjon Çela dhe Prokurori i Posaçëm Sotir Kllapi.

Mësohet se Kryemadhi nuk është paraqitur këtë të enjte, por përfaqësohet nga avokati Redi Llanaj.

Screenshot 10 2

SPAK ka nisur më herët verifikim në lidhje me një kallëzim për disa ndërhyrje estetike që ka kryer Kryemadhi, ndërsa nuk ka deklaruar pagesat që ka kryer.

Artikulli paraprakIftari shtohet në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s
Artikulli tjetër“Askush nuk e kuptoi se çfarë u votoi”, Tabaku pas miratimit të buxhetit: Dhe një tjetër buxhet socialist