Monteiro pasuesi i Pepes te Real Madrid

Real Madridi i ka idetë e qarta për merkaton e verës dhe në mbrojtje e ka gjetur pasuesin e Pepes me të cilin nuk do të rinovohet kontrata. Pasuesi i tij do të vijë sërish nga Porto dhe është brazilian, bëhet fjalë për Felipe Monteiron, i cili ka një kontratë deri në vitin 2021 me klubin portugez dhe klauzolë 50 mln euro. Drejtuesit spanjollë kanë arritur një akord verbal me agjentin e 27-vjeçarit për të cilin nuk do të paguajnë plotësisht klauzolën, por operacioni pritet të mbyllet për 30 mln euro.

Exit mobile version