Montella: Donnarumman nuk do të bëhet kapiten i Milanit

Vincenzo Montella, trajneri i Milanit, ia ka shuar ëndrrën portierit të ri italian, Gianluigi Donnarumma, që të bëhet kapiten i skuadrës në sezonin e ardhshëm. “Donnarumma është si një fëmijë, ky është mendimi im i parë”, ka deklaruar Montella në konferencën për media para ndeshjes me Romën. “Në përgjithësi unë jam kundër idesë që portierët të bëhen kapiten. Kapiteni duhet të jetë dikush që ndihmon ekipin të mbaj në kontroll gjatë gjithë kohës”, ka theksuar ai.
Donnarumma ka kontratë me Milanin deri në vitin 2018. Mosdhënia e shiritit të kapitenit mund ta detyrojë portierin e talentuar që gjatë verës të kërkoj një skuadër të re. Poriteri i Italisë kërkohet nga Juventusi, Real Madridi dhe Manchester United.
Pas marrëveshjes thuajse të mbyllur për mbrojtësin Mateo Musakio, Milani duket se është pranë një tjetër transferimi që përflitet prej kohësh.Në fakt, faza e bisedimeve për kalimin e Frenk Kesies ka hyrë në 24 orët e fundit. Milani i pati ofruar Atalantës 28 milionë euro dhe 1.8 milionë euro në sezon lojtarit.
Kur dukej se gjithçka ishte drejt mbylljes, Roma barazoi ofertën e kuqezinjve për kartonin dhe ofroi 200 mijë euro më shumë lojtarit, çka u duk se do të sillte një kthesë të fuqishme me drejtim nga kryeqyteti italian. Kesie dhe agjenti i tij kanë kontakte që nga merkato e dimrit me Masimiliano Mirabelin, ndaj mund të jetë pikërisht drejtori  sportiv kuqezi që do të jetë faktori kyç i pranimit të ofertës së Milanit.

Artikulli paraprakInter, super ofertë për Conten
Artikulli tjetërMihajloviç vendos për Arlind Ajetin