“Mora një plumb për demokracinë”- Donald Trump flet sërish për atentatin: Jam gati të marr drejtimin e Shtëpisë së Bardhë

Donald Trump ka thënë në një tubim në Michigan se ai “mori një plumb për demokraci”, teksa iu referua atentatit të dështuar të 13 korrikut.

 

Ky ishte tubimi i parë i Trump me kandidatin e ri për nënpresident JD Vance – dhe i pari që kur i mbijetoi atentatit.

Mes duartrokitjeve, Donald Trump tha se ishte gati të “marrë përsëri Shtëpinë e Bardhë”.

Në fjalimin e tij, Trump falënderoi mijëra e mijëra njerëz që erdhën për ta parë atë “pothuajse saktësisht” një javë pas atentatit.

“Unë qëndroj para jush vetëm falë zotit të plotfuqishëm,” tha ai, duke përsëritur besimin e tij se mbështetja hyjnore e shpëtoi atë nga vdekja

Exit mobile version