Morata: Nuk do ta kisha lënë kurrë Italinë dhe Juventusin!

Álvaro Morata ka keqardhje që u kthye te Real Madridi. Në një intervistë të publikuar sot nga “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi i Chelsea pranon se u kthye me klauzolën e klubit të bardhë, që ishte në kontratën e transferimit të tij te Juventusi. Unë u ktheva te Real Madridi: “Ka pasur marrëveshje kontraktuale për t’u respektuar, zhgënjimi ishte i madh: u ktheva në pikën e fillimit, u trajtova si djali që ishte para dy sezoneve në Itali”.
Italia: “Kam ardhur si një fëmijë dhe u bëra lojtar i vërtetë. Nuk do ta kisha lënë kurrë Italinë dhe Juven, më mungon shumë Italia. Gruaja ime do të donte të jetonte në Spanjë, ndërsa unë në Itali”.
Pse Anglia? “Sepse unë e njihja tashmë një trajner si Antonio Conte. Ne kishim filluar të flisnim për një nënshkrim të mundshëm që pranverën e kaluar dhe në fund erdha në Londër”.
Dallimet në mes tri ligave: “Në Spanjë dominon teknika, në Itali dominon taktika, në Angli ka mjaft rëndësi përgatitja atletike dhe fizike, por ajo që ju mban është cilësia. Avokatja më e mirë”.
Si u përshtate në Londër: “Kam takuar Conten dhe unë nuk kisha asnjë vështirësi të kuptoj idenë e tij të futbollit. Pastaj, u prita shumë mirë nga kolegët e mi. Të paturit e një grupi spanjoll te Chelsea, si Azpilicueta, Marcos Alonso, Fabregas dhe Pedro, i bënë gjërat më të lehta për mua. Shto këtu edhe bashkëshorten time, Alice Campello, që erdhi me mua”.

Exit mobile version