Morata vendos këtë javë

Morata te Manchester United është një transferim i destinuar të kryhet dhe gjithçka pritet të mbyllet javën e ardhshme. Sulmuesi spanjoll, që aktualisht po shijon muajin e mjaltit në ishujt Seychelles me Alice Campello-n, dhe pasi vetë ka dhënë miratimin që transferimi të kryhet duhet edhe dakordësia e Realit. Spanjollja “Marca” këmbëngul se java e ardhshme do të jetë vendimtare për kalimin e tij nën urdhrat e Jose Murinjos te Manchester United.
Trajneri portugez e dëshiron me çdo kusht në “Old Trafford”, Zinedine Zidane ka provuar ta bindë për të qëndruar, por dëshira e futbollistit për të luajtur si titullar në një klub të madh mund ta detyrojë Realin të lejojë largimin duke arkëtuar një shifër të rëndësishme, e cila do të investohet menjëherë sërish në merkato.
Për t’i rrëmbyer Realit Moratën duhen 80 milionë euro. Është kjo shifra bazë që presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez i ka kërkuar Manchester United. Duke parë nevojën e Murinjos për një sulmues të parë pas dëmtimit të Zlatan Ibrahimoviç për klubin anglez duket e pamundur që të arrijë te spanjolli për një shifër më të ulët. Morata nga ana e tij është gati të transferohet në Premier League, javën e ardhshme do të vijë dhe miratimi i dytë, ai nga Reali i Madridit.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërArsenali nis bisedimet me Lyon për Lacazette