Moratta: Shpresoj që Reali të mos ma ndjejë mungesën

Alvaro Moratta po shkëlqen te Chelsea, ndërsa Reali i Madridit është vënë në kërkim të një sulmuesi për të çuar topin në rrjetë. Shitja e spanjollit të skuadra e Contes, cilësohet si gabimi më i madh i merkatos së Realit, pasi në këto momente, Moratta do të ishte shumë i domosdoshëm për skuadrën e Zidanes. Vetë sulmuesi i Chelseat thekson se do të donte të kishte qëndruar, por nuk iu dha hapësira e duhur.
“Reali më ndjen mungesën? Do të doja që të mos ishte e vërtetë, sepse nëse më ndjejnë mungesën, do të thotë që gjërat nuk shkojnë mirë dhe këtë nuk e dua për atë klub. Do të doja të kisha qëndruar gjatë në Madrid, por sezonin e kaluar pata shumë pak minuta në dispozicion dhe nuk mund të pranoja një tjetër sezon në pankinë”, tha Morata.

Artikulli paraprakAnçeloti thumbon drejtuesit e Bayernit
Artikulli tjetërNewcastle dëshiron Iker Casillas