Mori 2 mijë euro për legalizimin e një banese në Fier, SPAK përfundon hetimet për punonjësin e Kadastrës dhe 2 të pandehurit e tjerë

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për punonjësin e Kadastrës në Fier, Endri Ngresi dhe 2 të pandehurit e tjerë, të cilët akuzohen për korrupsion.

 

Sipas SPAK, Endri Ngresi ka marrë një shumë prej 2 mijë euro nga të pandehurit Ardjan Kumanaku dhe  Afërdita Vidhi, me qëllim pajisjen me dokumente legalizimi të shtëpisë së kësaj të fundit në Fier.

Akuzat e ngritura ndaj tyre:

Endri Ngresi, punonjës i ASHK Fier, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

Ardjan Kumanaku, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim

Afërdita Vidhi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim

Njoftimi I SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.17 të vitit 2024 dhe ka dorëzuar në Gjykatën Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq në ngarkim të 3 të pandehurve:

Endri Ngresi, punonjës i ASHK Fier, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi 2, i Kodit Penal.

Ardjan Kumanaku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, paragrafi 2 e 25 i Kodit Penal.

Afërdita Vidhi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244, paragrafi 2 e 25 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve ka rezultuar se e pandehura Afërdita Vidhi në bashkëpunim me të pandehurin Ardjan Kumanaku i kanë dhënë një shumë monetare në vlerën 2000 (dy mijë) euro të pandehurit, Endri Ngresi, i cili ka qenë punonjës pranë ASHK-së Fier, me qëllim pajisjen me dokumente legalizimi të shtëpisë së saj në Fier.

Artikulli paraprakAshpërsimi i ligjit për migracionin, Angela Merkel kritikon kandidatin gjerman për kancelar mbi mocionin për dëbimin e emigrantëve: Është e gabuar
Artikulli tjetërPaçavurja e taksës së ndershme