Mori karton të verdhë me dashje, UEFA pezullon Dani Carvajal

Mbrojtësi i Real Madrid, Dani Carvajal do të mungojë në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League pasi është shpallur i fajshëm nga UEFA për marrje kartoni me dashje.
Carvajal është ndëshkuar me karton të verdhë për vonesë loje në minutën e fundit të fitores së Real Madrid ndaj Apoel Nicosia më 2 nëntor ku Los Blancos siguruan një vend për në fazën e nokautit. Shorti i 16 skuadrave të fundit do të zhvillohet të hënën në orën 12 të pasdites.
“Trupi i kontrollit, etikës dhe disiplinës ka vendosur të pezullojë lojtarin e Real Madrid CF Dani Carvajal për dy ndeshje për të cilat normalisht do të ishte në gjendje të luante”, thuhet në deklaratën për shtyp.
“Duke parë që Carvajal nuk mori pjesë në ndeshjen e Real ndaj Dortmund që u luajt më 6 dhjetor të 2017, lojtari ka akoma edhe një ndeshje pezullim”, thuhet më tej në deklaratë.

Artikulli paraprakRoberto Carlos: Ronaldo do të fitojë edhe shumë trofe të tjerë
Artikulli tjetërMourinho ka një objektiv madhor, brazilianin e Juves