Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqjen. Lajmin e bën të ditur agjensia italiane e lajmeve “Ansa”.
Dorëheqja vjen pasi vendet anëtare të BE-së nuk arritën marrëveshje për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë.
Nga Shkupi, ende nuk ka konfirmim zyrtar.
“Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqjen. Kjo është ajo që mësohet nga burimet diplomatike evropiane në samitin e BE-së, ku shtetet anëtare nuk kanë arritur një marrëveshje për të nisur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, raporton ANSA, agjencia e lajmeve shtetërore italiane.