I ftuar në Intervista e Ditës në studion e SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ishte Sekretari për Çështjet Ndërkombëtare në PD, Arben Kashau.
Temë e sotme ishte mbetja prapa në lidhje me Integrimin, si dhe Reforma zgjedhore dhe Gjykata Kushtetuese, dy kushtet e para për të qenë në BE për Shqipërinë.
‘BE e ka shtyrë për në ‘Mars 2021’ nisjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mos plotësimi i kushteve kryesore, ‘Reforma Zgjedhore’ dhe ‘Gjykata Kushtetuese’, kanë ndikuar në shtyrjen e bisedimeve me Shqipërinë. Një lajm që pritej pasi fatkeqësisht kemi ngecur në këtë rrugë duke bërë hapa prapa dhe jo para. Është duke u rrënuar aspirata evropiane e popullit shqiptar’, tha Kashau.
Marsi është afati I radhës për celjen e negociatave? Cfarë duhet të ndodhi?
‘Presideca gjermane mbyllet në 31dhjetor. Presideca kroate gjatë 6 mujorit të parë dhe presidenca gjermane gjatë 6 mujorit të dytë. Dukej viti perfekt për të realizuar objektivin e celjes së negociatave, pasi të dyja presidencat e kishin objektiv madhor antarësimin e Ballkanit Perëndimor.
Gjithashtu presidenca gjermane do donte të ishte sa më e sukseshme dhe të kishte sa më shumë evente të tilla, pra celja e negociatave ishte një objektiv serioz që Shqipëria të zhvillonte konferencën e parë ndërqeëveritare.
Me gjithë interesin e vendeve të tjera si Austria, Italia apo Greqia, Shqipëria nuk ju përgjigjg këtij interesi, nuk ju përgjigj kushteve me seriozitetin dhe përgjegjësin e duhur.
Shtyrja e bisedimeve në mars është më shumë një gjuhë diplomatike, sesa një realitet objektiv, pasi realiteti objektiv ndodhet këtu.
Kjo mund të mos shtyhej fare dhe të miratohej në kuadrin negociator të mbledhjes së ardhshme të këshiilit të ministrave të jashtëm të BE dhe të merej vendimi në samitin evropian për konferencën e parë ndërqeveritare.
Nëse performon kaq dobët deri në mars, kjo datë ngelet një datë si gjithë data e shkuara’, tha Kashau.