Mos e përjashtoni Ramën

Bledi KASMI

Mos e përjashtoni Ramën nga Parlamenti. Ai duhet aty në Parlament dhe madje duhet dëgjuar me kujdes. Imagjino sikur të mos ishte në Parlament një javë më parë dhe të mos provokonte “alpinët” se nuk i ngrihet, a do të kishim revoltën e Rrugës së Kombit, e cila po ndryshon historinë e këtij vendi që ishte futur në një tunel të errët pa dritë dhe që ka ringjallur shpresën duke rritur ndërgjegjen qytetare?
Prandaj, mbajeni Ramën në Parlament se aty i shërben më shumë kauzës së popullit opozitar. Vetëm aty shqiptarët mund ta njohin dhe kuptojnë se kush është psikopati që i drejton. Rast më të mirë se debatet në atë sallë Parlamenti nuk mund të ketë që shqiptarët të ndërgjegjësohen se ka ardhur dita të hakmerren ndaj talljes, arrogancës, padrejtësisë dhe lukunisë së çete hajdutësh që po zhvatin për çdo ditë njerëzit e këtij vendi.
Përjashtimi i tij nuk duhet të vijë nga vendime të një institucioni me një emër si Byroja. Nëse do të përjashtohet ai nga Parlamenti, kjo duhet bërë me një mënyrë tjetër. Thërrisni popullin që “nuk i ngrihej”. Do të mjaftonin 200 a 300 kuksianë,hasjanë, tropojanë, laçjanë, shkodranë apo vlonjatë e tironsa që ta ngrinin në ajër.
Kjo po që do të ishte mënyra e duhur për ta nxjerrë nga Parlamenti se kështu edhe nuk futet më.
Prandaj për të parën herë duhen mirëkuptuar Vasilika dhe Gramozi që na bënë këtë nder edhe për këtë javë që nuk e përjashtuan Ramën nga Parlamenti se nuk e dimë çfarë perle tjetër do të nxjerrë nga goja dhe çfarë revolte të re do të nxisë.

Artikulli paraprakBanorët e Kukësit bllokojnë sërish “Rrugën e Kombit”, kërkojnë lirimin e 11 të burgosurve
Artikulli tjetërKur shqiptarët dënoheshin se dëgjonin “Zërin e Amerikës”