Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputet Abaz Tafa dhe Orsela Aga, zhvilluan takime me qytetarë dhe biznese në Njësitë 4 dhe 12 në Tiranë. Në fokus të bisedave ishin shqetësimet ekonomike, pensionet dhe korrupsioni.
Ai pati një mesazh të drejtpërdrejtë për qytetarët, duke thënë se rritja e pensioneve, ndihma për të rinjtë dhe krijimi i vendeve të punës me paga dinjitoze janë prioritete e forcës politike që drejton. Sipas tij, këto nuk realizohen pa luftën kundër korrupsionit dhe paratë që sot shkojnë në xhepat e të korruptuarve të qeverisë, do të kthehen në investime për qytetarët.
Basha më tej përsëriti se vetëm Koalicioni Euroatlantik ka një plan të qartë dhe vullnetin për ta zbatuar atë. Vota për numrin 4 është votë për të ardhmen, për fëmijët tuaj dhe për një Shqipëri pa korrupsion.
“Edhe gjatë ditës së sotme në ecje nëpër tregjet e Tiranës në lagjet e ndryshme, ajo që prekim është shqetësimi i madh i qytetarëve për ekonominë, për plagët sociale, për pensionet dhe padiskutimpyetja është se si do të kurohen këto plagë. Përgjigjja e Koalicionit euroatlantik është që këto plagë mund të kurohen me politikamt tona, të rritjes së pensioneve, të zhvillimit të ekonomisë, të ndihmës për rininë, për t’u punësuar në vende pune me paga dinjitoze. Por padiskutim këto politika, ndryshe nga premtimet piramidale të forcave të tjera politike, e kanë bazën tek një dhe vetëm një zotim me vepra dhe jo me fjalë, Koalicioni euroatlantik, numri 4, që është lufta kundër korrupsionit. Vetëm duke luftuar korrupsionin, duke mundësuar që paratë mos të jenë më në xhepat e shokëve të Ramës tek 7×7=313, do të mundësojmë që këo para të kthehen në in vestime për ekonominë, në vende pune për shqiptarët, në rritje pensionesh, subvencione për fermerët, pra paratë në dobi të shqiptarëve.
Vota për Koalicionin Euroatlantik, numri 4 është e vetmja votë e cila do të mundësojë që qytetarët shqiptarë, paratë që sot ua merr korrupsioni, ua marrin shokët e Edi Ramës tek 7×7=313, t’i gëzojnë për veten e tyre dhe familjet e tyre. Vota për Koalicionin Euroatlantik, numri 4 është votë për familjet tuaja, është votë për fëmijët tuaj, është votë për Shqipërinë”, tha ai.
Gjatë takimeve në lagje dhe tregjet e këtyre zonave, Basha tha se të moshuarit ndihen të braktisur nga qeveria. Ai theksoi se Koalicioni Euroatlantik ofron një plan konkret që propozon rritjen e pensionit minimal në 250 mijë lekë, kompensim për energjinë për pensionet nën 300 mijë lekë dhe rimbursim të plotë të ilaçeve për të moshuarit.
“Të ftoj të votosh për numrin 4, se për pensionet flisnim. E vetmja forcë që ka një plan serioz për pensionet, është Koalicionin Euroatlantik. Plani jonë është që pensioni minimal të shkojë 250 mijë lekë, dhe për pensionet nën 300 mijë lekë të ketë kompensim për energjinë elektrike. Kurse ilacet të jenë 100% të rimbursueshme. Ka një faturë, por është një faturë që duhet paguar për moshën e tretë. Se ju e shkritë jetën në kushte shumë të vështira” – tha ai
Basha foli me qytetarë për çështjen e pronës, duke premtuar zgjidhje të menjëhershme për kthimin e pronës aty ku është e lirë dhe kompensim me vlerë tregu për pronat e zëna.
“Ne e kemi marrë përsipër ta zgjidhim këtë problem, me dy parime: ku është prna e zënë, kompensim me vlerë tregu, ku është prona e lirë, ia kthejmë pronarit. Kompensim me vlerë tregu, për të gjithë pronat e zënme nga shteti ose nga privati. Sepse disa i ka zënë privati ose me 7501, ose me legalizime. E vetmja forcë politike që e njeh problemin e pronës dhe merr përsipër me ezgjidh jemi ne. Nesër një javë, e ke ti në dorë. Se unë një votë kam nesër një javë, ti një votë. Kështu që dotë jap këtë mos të harrosh, ja ku e ke reforma e pronës, kthimi i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku prona është e zënë” – tha ai.
Në vijim, Basha tha se Koalicioni Euroatlantik është i vetmi që realizimin e programit e bazon në luftën kundër korrupsionit. Sipas tij, numri 4 është i vetmi që mbështet SPAK që paratë të shkojnë në xhepat e qytetarëve dhe jo në xhepat e shokëve tek 7×7=313.
Gjatë takimeve ai takoi edhe një demokrate e cila ishte hequr nga puna nga Ilir Meta kur ishte në koalicion me PD. Duke u bazuar në historinë e saj, Basha tha se kjo është një nga arsyet se pse vota nuk duhet të shkojë për numrin 1, pasi sipas tij për fat të keq votohet për Ilir Metën.
“Edhe të tjerët premtojnë rritje pensionesh, por gënjejnë. Pse? Ata nuk kanë plan të mbështesin SPAK-un. Ata duan të nxjerrin shokët e tyre nga burgu. Paratë o do jenë në xhepat e shokëve të tyre, o do shkojnë për rritje pensionesh. Se para nuk mund të shkojë edhe në xhepat e shokëve, edhe rritje pensionesh. Të vetmit që mbështesim SPAK-un jemi ne. Prandaj them unë 7×7=313. Se vetëm lufta kundër korrupsionit na jep mundësi të rrisim pensionet.
Demokrate që e ka hequr Ilir Meta nga puna në ministri të Jashtme, kur ishte gjoja akoma në koalicion me ne. Vota për numrin 1, është votë për Ilir Metën, vetëm 4. Se kësaj radhe, 1-shi për fat të keq është votë për Ilir Metën, shiheni e keni në listë” – tha ai.