“Mos pranoni t’u trajtojnë si dele”, Basha: Alternativa e vërtetë për shqiptarët është ndarja nga Rama dhe Berisha

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në emisionin “Open” ka theksuar se politika e aktuale në Shqipëri është kthyer në një shfaqje, ku lihen pas interesat e qytetarëve dhe mbizotëron tregtia e votës. Ai ka kritikuar manipulimet dhe paaftësinë e politikës së sotme, duke theksuar se alternativat që ofrohen nga Edi Rama dhe Sali Berisha nuk janë zgjidhje për shqiptarët.

Basha shprehet se politikanët e tanishëm, të cilët synojnë vetëm karrigen e deputetit, nuk kanë interes për të zgjidhur problemet e qytetarëve.

Ai më tej tha se detary e tij është t’u thotë shqiptarëve mos pranoni t’ju trajtojnë si dele, mos pranoni t’u trajtojnë si qenie pa tru, ja ku është programi i Demokratëve Euroatlantikë dhe këto janë zgjidhjet për hallet tuaja. Sipas Bashës, politika ka rol të emancipojë publikun, ta edukojë publikun, jo të përdor frikrat dhe shqetësimet e publikut për të akumuluar vota duke i përdorur si turma.

“Ky është ndryshimi kryesor, që ata duan me ushtrinë e tyre të zombive të servilëve të jenë zgjedhjet pa zgjidhje. Zgjedhje pa zgjidhje do jetë Partia Socialiste me tufën e hajdutëve, janë hajdut të gjithë lepe peqe Edi Ramës sepse vjedhin. I kap SPAK, i hedh Edi Rama u thotë po hanin pas shpine. Çfarë janë këta, një kopje e zbehtë. Dhe kjo do të jetë alternativa? Sigurisht që kjo nuk do të jetë alternativë për shqiptarët. Prandaj për t’ju përgjigjur pyetjes së parë, ne kërkojmë që ata njerëz, atë shumicë shqiptarësh që e tregojnë studimet e besueshme që nuk e pranojnë këtë shfaqje. Që thonë nuk mund ta pranojmë të na hedhin vargonjtë e të na thonë ‘o pas Ramës, o pas Berishës’. Nuk e pranojnë këtë. Ky është fronti të cilin ne duam ta formësojmë si alternativë.

Grupi parlamentar ka zero rëndësi, ai parlament ka marr fund. Sikur rrethanat nuk do të kishin zbuluar këtë dobësi karakteri të shumë, jo të çdokujt, por të shumë prej atyre që sot janë gati t’i thonë të bardhës të zezë, e bëjnë në fakt dhe të zezës, të bardhë vetëm që të kenë një karrige të sigurt deputeti, s’ju bëhetvonë për demokratët, s’u bëhet vonë për fatin e tyre. Duan vetëm të jenë në karrigen e sigurtë të deputetit dhe për këtë janë gati të bëjnë gjithçka dhe po bëjnë gjithçka që sigurisht është ajo që ëndërron Rama. Se ti kështu pushon së qenuri opozitë, ti bën shfaqje, ti bën shoë dhe çështë më e keqja, ti bashkon votat me Ramën.

Duhet të ndajmë një herë e mirë këtë gjë, kush do ta shoh politikën si përballje gladiatorësh, do vazhdojë të humbasë për veten e vet, për bashkëshortin apo bashkëshorten e vet, për prindërit e vet, për fëmijët e vet. Kush do ta shoh politikën si një arenë ku zgjidhen problemet personale përmes votës, problemet e grupit që i takon qofshin ato pensionistë apo të papunë, sipërmarrës apo profesionist të lirë, fermerë apo intelektual, student apo çfarëdo tjetër apo emigrantë, atëherë roli ynë është, çfarë bëjmë ne?… Këta vazhdojnë me mendësinë që shqiptarëve duhet t’u martosh nënën të të thonë baba, dhuna psikologjike, dhuna verbale, shfaqja si kaposh me njëri-tjetrin, kjo është alternativa e tyre. Unë e shoh politikën, e kam parë gjithmonë me dy misione. Padiskutim me misionin e përditshëm të drejtimit në të gjitha aspektet e veta, por dhe me rolin e emacipimit dhe të edukimit. Politika ka rol të emancipojë publikun, ta edukojë publikun, ta orjentojë publikun. Jo të përdor frikrat dhe shqetësimet e publikut për të akumuluar vota duke i përdorur si turma.

E dyta, unë këtë detyrë kam kështu e shoh detyrn time, t’ju them shqiptarëve mos pranoni t’ju trajtojnë si dele, mos pranoni si qenie pa tru, Ja ku është programi, këto janë hallet tuaja. Janë apo s’janë se me ju i kemi diskutuar, Këto janë zgjidhjet për hallet tuaja, këta janë kandidatët. Pse janë këta kandidatët, sepse kanë këto kredenciale besimi. Kanë qëndruar për ju dhe nuk kanë pranuar të blihen apo të shiten. Shqiptarët, janë shqiptarët mo nuk e vendosim ne. Thelbi i demokracisë është pasi një parti që e merr seriozisht rolin e vet, se me logo pa logo këto janë hollësira, e ka kryer këtë detyrë, i tkon votuesit të thotë ne nuk pranojmë më të na marri për hunde Edi Rama, ne nuk pranojmë më thotë votuesi i majt i mërzitur që të përdori prap Sali Berishën të më marri votën mua 12 vite” – u shpreh Basha.

Exit mobile version