Mos tu dhimbset Saimir Tahiri – nga Indrit Vokshi

Nga Indrit Vokshi

Saimiri është një brez me ju ose një brez para jush. Ai u bë milioner me euro, duke përdorur shtetin që duhet të përdorej për mbrojtjen e popullit.

Ju rrini paguani qeranë pak me stres ngaqë punoni ndershmërisht. Ose llogarisni 5 mijë lekëshat.

Saimiri nisi të imitonte filma me narcos. Drogë, para, qejfe, influencë. Ju llogarisni a mund t’i blini një palë xhinse.

Tahiri harroi se ishte ministër dhe kishte detyrë të ishte kundër narkosve, jo të ishte organizatori i tyre dhe mbështetës haptazi.

Ju shihnit sistemin e Tahirit dhe mendonit; a thua jemi vërtet të pavlerë me modelin tonë të punës?

Saimiri nisi karshillikun kundër medias e prokurorisë, nisi t’i quante “Fronti i së keqes” por jo nga pozitat e njeriut të ligjit. Nga pozitat e narkosit.

Pse u dënua Tahiri dhe të tjerët jo? Kush e përcakton radhën? A ka ndonjë ligj që përcakton radhën? Jo. Tahiri mban përgjegjësi për vete. Për ato çka bëri. Dhe nuk bëri pak.

Tani del e thotë “E vërteta ndryshe. Është padrejtësi kjo që po më bëhet”. Të gjithë e dinë cila është e vërteta 2016-2017.

A duhet të dënohen edhe të tjerë? Po.

Lutni të dënohen të gjithë kush ka kryer apo favorizuar krim. Mos mbani tifozllik politik as majtas as djathtas. Të dënohen shumë nga ata të cilët nuk janë figura politike por zyrtarë administrate dhe janë ushunjëza. Të dënohen se e kanë degjeneruar ketë vend. Tu konfiskohen edhe pasuritë e t’i kthehen buxhetit. (Do ishte ideale).

Bëra krahasimin midis jush (nesh) dhe atyre, pikërisht për të theksuar se sna lidh asgjë, skemi pse i mbrojmë, ska pse na vjen keq. Atyre nuk u erdhi keq për ne, për popullsinë, për vendin.

Exit mobile version