“Mos u bëni mish për top”, Basha: SPAK dhe BKH në qendrat e votimit, kush prek votën, përfundon në burg

Në emisionin “360 gradë”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, është shprehur se shitblerja e votës është një plagë që ka prokur çdo zgjedhje në Shqipëri, por kësaj radhe SPAK mund edhe ta parandalojë. Basha tha se sipas informacioneve që ka, plani i SPAK është që goditjet ndaj personazheve që mund të trysnojë votuesit apo numëruesit do të vazhdojë edhe gjatë votimit edhe gjatë numërimit.

Sipas tij, ky është një inkurajim për qytetarët që të dalin të votojnë dhe është një paralajmërim për të gjithë ata që përdorëen si vegla nga korrupsioni, nga qeveria e korruptuar e Edi Ramës dhe nga banditët që duan pushtet.

“Shitblerja e votës apo problemet me sigurinë e votës janë plagë që ka prekur zgjedhje pas zgjedhje Shqipërinë, kjo tashmë është e faktuar. Ndaj, në përgjigje mund të them vetëm respekt dhe mbështetje totale ndaj SPAK-ut dhe ky është një mesazh edhe për votuesit. E di që plani i SPAK-ut përfshirë jo vetëm goditje të tilla, por edhe goditje gjatë ditës së votimit dhe gjatë procesit të numërimit. Kam informacione, sepse në rrugë zyrtare i jemi drejtuar SPAK-ut me disa shqetësime dhe me sa e kuptoj, SPAK dhe BKH do të jenë të pranishëm me pranga me vete, për t’ia vënë çdokujt për arrestime në flagrancë qoftë në qendrat e votimit, qoftë në qendrat e numërimit të votave. Kështu që ky është inkurajim për qytetarët shqiptarë që të dalin të votojnë dhe është një paralajmërim për të gjithë ata që përdorëen si vegla nga korrupsioni, nga qeveria e korruptuar e Edi Ramës dhe nga banditët që duan pushtet, për t’i goditur. Është një thirrje që mos u bëni mish për top sepe do të përfundoni aty ku e keni vendin parapa hekurave” – tha Basha.

Exit mobile version