Mos u marrosni! Disa shifra që duhet ti dini

Bledi KASMI

3 deri në 5 milion njerëz çdo vit sëmuren rëndë nga gripi, nga të cilët 250 mijë deri në 500 mijë njerëz vdesin.

Në Gjermani vitin e kaluar kanë vdekur 25 mijë njerëz të prekur nga gripi sezonal. Deri tani asnjë nga coronavirusi.

Nga coronavirusi janë prekur deri tani rreth 126 mijë njerëz, prej të cilëve janë shëruar mbi 65 mijë dhe kanë vdekur vetëm 4600 në të gjithë botën, ndërsa pjesa tjetër është në kurim.

Nga të dhënat e fundit theksohet se 98% e të prekurve nga coronaviurusi e kalojnë atë pa asnjë pasojë.

A ka vend për panik kaq të madh nga coronavirusi?

Shifrat flasin vetë. Imagjinoni se çfarë paniku do të përbënte në të gjithë botën nëse do të kishte një bombardim me lajme për gripin sezonal ku tu thuhej njerëzve se 3-5 milionë do të preken dhe prej tyre do të vdesin deri në 500 mijë.

Po çfarë do të ndodhet nëse përhapej një panik i tillë që në fillim të vitit për statistikat e vdekshmërisë së të prekurve nga sëmundjet kancerogjene?

A e dini sa është vdekshmëria në botë nga kjo sëmundje? Deri tani arrin në mbi 8 milionë çdo vit dhe në vitin 2030 parashikohet të arrijë në 12 milionë në të gjithë botën.

Po a e dini sa ëshë vdekshmëria në botë nga sëmundjet kardiovaskulare? Jo më pak, por plot 17 milionë në vit.

Tani a është paniku nga coronavirusi një Fake-News përballë këtyre sëmundjeve të tjera që janë shumë herë më të rrezikshme dhe që ne i kalojmë qetësisht?

Sa për Shqipërinë, paniku ka vetëm një të vërtetë, që këtu jeta e çdo individi është në mëshirë të fatit sepse ka një qeveri që vjedh gjithçka dhe e ka lënë vendin pa shëndetësi.

Artikulli paraprakRadhë të gjata në Prugovc për t’u furnizuar me miell
Artikulli tjetërGjeneral Ahmetaj-Kryeministrit: Përrallat me luftëra tregojua Zaho-ve, ndërsa për sigurinë e jetes së qytetarëve keni përgjegjësi shtetërore!