Mos veprimi kriminal i qeverisë dhe Bashkisë Krujë për dy pallatet e tragjedisë në Thumanë, reagon PD

KËRKESË PËR INFORMACION PËR TRAGJEDINË NË THUMANË

PD ka nisur mbledhjen e informacioneve për mosveprimin kriminal të Qeverisë dhe Bashkisë Krujë për dy pallatet e shëmbura nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019. Qeveria dhe Bashkia Krujë duhet të japë llogari për vdekjen e 24 qaytetarëve në Thumanë.

Pas heshtjes së Qeverisë për pyetjet tona publike, Sekretari i Përgjithshëm i PD z. Gazment Bardhi, i drejtohet me kërkesë zyrtare për informacion Qeverisë dhe Bashkisë Krujë, për 5 çështjet e mëposhtme:

1. Pas tërmetit të datës 21 Shtator 2019, a ka kërkuar zyrtarisht dhe a ka kryer Bashkia Krujë verifikimin e sigurisë dhe gjendjes së dy pallateve të shkatërruara në Thumanë nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019? Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion dokumentin zyrtar që e provon këtë. A është informuar ose raportuar pranë Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile (KNEC) për gjendjen e këtyre pallateve?

2. A u verifikuan dy pallatet në Thumanë pas tërmetit të 21 Shtatorit? Nëse po, kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata? Lutemi një kopje të aktit të konstatimit/verifikimit të hartuar dhe nënshkruar prej tyre.

3. A u lajmëruan banorët për gjetjet e ekspertimit/verifikimit?

4. Nëse godinat ishin vlerësuar si të rrezikshme, çfarë masash u morën për strehimin e banorëve dhe ndalimin e hyrjes në ato banesa?

5. Kush lejoi futjen e banorëve në pallatet e shembura në 26 Nëntor 2019 dhe mbi çfarë bazë u bë kjo?

Artikulli paraprakBasha nga Lezha: Qindra milionët e ndara për oligarkët tu kalojnë atyre që kanë mbetur pa strehë
Artikulli tjetërBerisha: Ku janë 20 miliardë lekët e gjendjes së jashtëzakonshme?