“Mosbindja civile filloi tek karrigia e Spiropalit dhe mbaroi tek kthesa e Rrogozhinës”/ Spahiu: Mosbindja, show i grupit të Berishës

Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar mosbindjen civile të opozitës dhe Partisë Demokratike të Berishës, duke thënë se dështoi me dy protestat më të vogla në historinë e partisë në 34 vite.

Spahiu u shpreh se mosbindja filloi tek karrigia e kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali dhe përfundoi te kthesa e Rrogozhinës. Ai thekson se në asnjë vend nuk ka deputetë që dalin me makina të bllokojnë rrugët, ku sipas tij ishte komplet teatër.

“Mosbindja civile filloi tek karrigia e Spiropalit dhe mbaroi tek kthesa e Rrogozhinës, dështoi me dy protesta. Në 34 vite të PD-së simbolit të rrëzimit të komunizmit. Ka qenë shembull për protesta, kanë qenë dy protestat më të vogla në historinë e PD. Dështimi erdhi për faktin se nuk pati mbështetje popullore. U bë me anëtar partie dhe jo me qytetar të thjeshtë. Ishte mosbindje partiake. Në asnjë vend nuk ka deputetë që dalin me makina të bllokojnë rrugët. Lëvizjet radikale janë të shoqatave jo të partive në Parlament. Ishte dhe një teatër. Bëhej jashtë orarit zyrtar. Nuk ka mbështetja ndërkombëtare”, tha Spahiu për “Report Tv”.

Artikulli paraprakFitorja e Tramp, frymëmarrje e re për SPAK dhe Drejtësinë e re
Artikulli tjetërFitorja e Donald Trump, analiza e VOA-s: Pritshmëritë nga administrata e re amerikane në Kosovë