Mosbindja civile, protestuesit bllokojnë akset rrugore në Vorë, Milot, Bradashesh dhe Çermë

Protestuesit e opozitës kanë bllokuar kryqëzimin e Vorës. Kryetari i PD Lulzim Basha dhe deputetë demokratë Tiranë janë bashkë me ta. Protestuesit kanë hipur në ndarësen e autostradës dhe paqesisht, pa zhurmeë, nuk lejojnë kalimin e mjeteve. Numri i tyre po vjen duke u shtuar.
Policia është pranishme në largësi por deri tani nuk ka ndërhyrë në shpërndarjen e tubimit, edhe pse e ka konsideruar të paligjshëm.
Protestuesit të cilët kanë bllokuar rrugën në Bradashesh kanë hedhur shashka dhe kanë djegur goma si shenjë proteste ndaj nismave të fundit të qeverisë për të tarifuar me 5 euro kalimin në Rrugën e Kombit.
Protestuesit shprehen se kjo qeveri u ka rritur taksat duke ua rënduar gjendjen ekonomike.
Ndërsa u paralajmërua nga opozita pak ditë më parë nisja e mosbindjes civile, sot në të gjithë vendin janë bllokuar 4 kryqëzimet rrugore: Milot, Bradashesh, Çermë dhe Vorë.

auto 29793192 574515816245164 3592502244865474560 o1522915877

Exit mobile version