Mosdekretimi i Lleshit/ Rama në panik për mazhorancën në Kuvend

Edi Rama është kujdesur për të qetësuar deputetët e tij pas refuzimit të Presidentit për emrin e Sandër Lleshit si ministër, me një sms ku thotë se mazhoranca është solide dhe politika është shah, duke lënë se do të hakmerret ndaj Presidentit.
Po çfarë e shqetëson Edi Ramën në fakt? Vetem Sandër Lleshi jo. Kjo lexohet qartë në sms që ju ka dërguar deputetëve të tij.
Kemi mazhorancën shkruan Rama. Kush e ka vënë këtë në dyshim përveç Ramës? Gjithsesi ka një zhvillim interesant pas mosdekretimit, rreth 40 deputetë socialistë po dërgojnë sms përgëzuese tek njerëz afër Presidentit.
Dy mund të jenë arsyet:
E para një pjesë e mirë e tyre aspirojnë për ministër.
E dyta, po e shikojnë si një gjest që Ilir Meta po detyron Edi Ramën të rikthejë sytë nga socialistët me integritet. A po shqetësohet Edi Rama për numrin në kuvend?
Menjëherë pas refuzimit Rama ka shpërndarë një sms për deputetet e tij, sms që është kujdesur të dalë në media si një kryeministër që ka mazhorancën dhe ndjehet i qetë.
Por gjithsesi në fund të sms del qartë Rama i vërtet. Shfaq panikun dhe betohet për hakmarrje. Ja çfarë shkruan:
Lutem asnjë koment për vendimin e Presidentit. Ne jemi shumica në detyrë, t’i dalim zot vendit dhe Kushtetutës. Duhet maturi dhe vendosmëri. Politika është shah, mos e harroni.
/Syri.net

Artikulli paraprakPresidenti Meta jep arsyen pse nuk dekretoi Sandër Lleshin, lajthit Rama, ja çfarë thotë!
Artikulli tjetërThaçi si viktimë në manifestimin provokues të Emanuel Macron të 11 nëntorit!