Bazuar në një studim të publikuar nga “Human Reproducion”, puberteti i djemve varet nga nënat. Në studim u shqyrtuan gati 16 mijë gra dhe fëmijë në Danimarkë. Mosha në të cilën djemtë hyjnë në pubertet lidhet me moshën kur nënave u kanë filluar periodat. Në rast se nënave u kanë ardhur periodat më herët se moshataret, atëherë edhe tek djemtë e tyre shenjat e pubertetit – si akne, qimet, trashja e zërit etj – do të shfaqen më herët. Ekspertët sugjerojnë që nëse mjekët ndeshen me raste të pubertetit të vonuar, atëherë ata duhet të shqyrtojnë historinë e periodave të nënës ndër të tjera. Lidhja mes moshës së pubertetit të nënës dhe djalit është marrë gjithnjë si e mirëqenë, por tani studimi e konfirmon.
Kryesore
Continue to the category“T’i japim fund korrupsionit të 7×7=313 dhe rrangallave të tranzicionit”, Basha...
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në emisionin “360 gradë” në Abc Neës tha se mesazhi për shqiptarët është i qartë, do vazhdohet...