Mot i kthjellët, por i ftohtë, si pritet të jenë ditët e fundit të 2024! Ja qytetet me temperaturat disa gradë nën zero

Nga dita e sotme deri ditën e enjte moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në veri e lindje përgjatë relieveve malore.

 

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, ditën e premte moti parashikohet fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në shtim të cilat do të pasohen me reshje të dobëta shiu në veriperëndim të vendit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 10m/sek, me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Prezencë e mjegullës lokale/mjegullinës kryesisht në zonat luginore, si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore gjatë orëve të para të mëngjesit dhe natës.

Artikulli paraprakLavrov: Rusia e pakënaqur nga propozimet e Donald Trump për Ukrainën
Artikulli tjetërKërcimi i karrikeve në haremin e Sali Berishës, (Katovicës)! Sahanlëpirësit lindin të lirë e përfundojnë skllevër!