Moti i keq në vend, ARRSH: Reshjet e dëborës ulen në veri, rriten në juglindje

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë një përditësim të përgjithshëm për situatën nga moti i keq që ka përfshirë vendin që nga dita e djeshme.

Sipas njoftimit, gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të dëborës në zonën Veriore dhe është rritur në zonën Juglindore.

Në zonat malore temperaturat janë ulur deri në -11 gradë celsius, ndërkohë që qarkullimi vijon pa probleme.

POSTIMI I PLOTË:

Gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve të dëborës në zonën Veriore dhe është rritur në zonën Juglindore si në Qafë Thanë-Korçë, ku në pjesën Qafë Thanë-Doganë ka pasur erë të fortë Zëmblak-Dogana Goricë, Korçë-Ersekë, Korçë-Dogana Kapshticë, në Dardhë dhe në Voskopojë.

Temperaturat kanë qenë në ulje duke shënuar deri në -11 °C në zonat malore.

Grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Qarkullimi vijon pa probleme.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Artikulli paraprakÇmimet e apartamenteve do të shtrenjtohen mesatarisht me 20% në vitin 2024
Artikulli tjetërShqiptarët e dinë se kush po e pengon / Ja pse Berisha dhe Rama janë të koordinuar për ta penguar Komisionin e Reformës Zgjedhore