Motori përplas 15-vjeçaren në vijat e bardha

Një aksident i rëndë ka ndodhur në shkollën “Ahmet Dakli” në Elbasan. Një motor me një shpejtësi jashtë normave të lejuara, ka shtypur një minorene duke e lënë pa ndjenja në tokë. Ndërkohë, vajza e vogël 15 vjeç po kalonte vizat e bardha, ku papritur shfaqet nga asgjëja një motor me një shpejtësi marramendëse, duke e marrë përpara vajzën minorene, duke lyer asfaltin e saposhtruar me gjakun e saj.
Menjëherë pas aksidentit, mbërriti ambulanca dhe i dha minorenes ndihmën e parë, duke e dërguar më pas në Urgjencën e Spitalit të Elbasanit. Ky segment rrugor është më i populluari nga studentët, si ai i konviktit shtetëror edhe shkolla e mesme “Ahmet Dakli”. Policia ka rrethuar vendngjarjen, duke arrestuar drejtuesin e motorit, por fluksi i shumtë i njerëzve të shokuar nga ky aksident i rëndë ka bërë që policia ta ketë të vështirë kontrollimin e tyre.
Ndërkohë, një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e djeshme në vendin e quajtur kryqëzimi i Bolonjës në Peshkopi ku janë përfshirë një makinë tip ‘Ford Fiesta’ me targa AA 795 EA si dhe një person me motor. Raportohet se një makinë tip ‘Ford’ ka përplasur një person që po lëvizte me motor në vendin e quajtur kryqëzimi i Bolonjës, duke i shkaktuar plagë të rënda në krahë dhe këmbë. Siç shikohet dhe nga pamjet në video, personi ende i paindentifikuar po lëvizte me një motor të vjetër dhe pa kaskë në kokë, ndërkohë që makina tip ‘Ford Fiesta’ e ka përplasur atë në asfalt, duke i shkaktuar dëme serioze në trup.

Artikulli paraprakZbulohen mijëra bimë kanabis në Vlorë, policia: Mbinë vetë!
Artikulli tjetërI persekutuari-Nikollës: Nuk do të jemi kurrë me ty dhe me PS