Mou: Sanchez ishte me një këmbë te City

Alexis Sanchez kishte një këmbë e gjysmë te Manchester City përpara se të ndërhynte Manchester United për ta marrë sulmuesin nga Arsenal, sipas Jose Mourinho-s. Sanchez ishte shumë pranë City-t që në gushtin e kaluar, por Arsenal bllokoi transferimin pasi nuk arriti të gjente një zëvendësues. City ishte prapë favorit për firmën e tij në janar, por raportohet se është tërhequr pas rrogës stratosferike që kërkonte lojtari.
“Dua ta bëj të qartë se nuk isha unë ai që e mori”, shprehet Mourinho për MUTV mbi transferimin e Sanchez. “Ishte totalisht merita e pronarëve dhe bordit. Ata ia arritën të sillnin një lojtar si Alexis Sanchez”. “Mesa duket njerëzit e kanë të vështirë të thurin elozhe. Por ai ishte me një këmbë e gjysmë te Manchester City”.
“Është e vështirë të japësh merita kur ekipi fiton ndeshje ka gjithmonë një ‘po sikur’. Kur një lojtar luan mirë ka gjithmonë një të keqe. Por e vërteta është se pa Manchester United bota e futbollit do të ishte në telashe, kjo është çfarë e dallon një klub”. Mourinho sapo ka nënshkruar një rinovim kontrate deri më 2020 me United. Ai do të festojë ndeshjen e tij të 100 tek United ndaj Yeovil.

Exit mobile version