Mourinho ka kritikuar De Gean, pas barazimit të Spanjës 3-3 me Portugalinë. Portieri i Spanjës, David de Gea, do të dijë se gabimi i tij kundër Portugalisë ishte një “gabim i keq”, sipas trajnerit të tij në klub, Jose Mourinho.
De Geas i rrëshqiti topi nga duart pas një goditje të Cristiano Ronaldos, që i vetëm ndihmoi Potugalinë për të marrë një pikë në Grupin B duke realizuar 3 gola, në sfidën që përfundoi 3-3.
27-vjeçari u zgjedh më i miri i “Djajve të Kuq” në Premierligë sezonin e kaluar, por Mourinho ka një mesazh për portierin spanjoll.
“De Gea është djali im”, tha ai për RT. “Më lëndon ta them, por ai e di se ishte një gabim i keq”.
“Është një gabim, që ai nuk bën me ne, te Manchester United, sepse ai u emërua portieri i sezonit për shfaqjet fantastike. Por, kjo ndodh me më të mirët”, shtoi Mourinho.
Spanja do të përballet me Iranin të mërkurën e ardhshme, para mbylljes së Grupit B, kundër Marokut.
Trajneri i i Portugalisë, Fernando Santos, kishte vetëm fjalë të mira për yllin e tij, Cristiano Ronaldo, duke e deklaruar atë më të mirin në botë.
Het-triku i së premtes nga këmbët e Ronaldos e bënë atë lojtarin e katërt, që shënon në katër Kupa Bote, ai iu bashkua: Miroslav Kloses, Uwe Seeler dhe Peles.
Trajneri Santos foli për shpresën e tij, se CR7 mund ta dërgojë në pesë numrin e Botërorëve, ku ai të luajë, duke llogaritur vitin 2022.
“Unë vazhdoj të flas për Cristianon, por çfarë mund të them më shumë. Ai është më i miri në botë”, u shpreh Santos.
“Shpresoj që të shënojë gola të tjerë në këtë Botëror. Po ashtu, nëse do të luajë edhe në Katar, shpresoj të shënojë sërish. Rekordet janë vetëm për të”, shtoi Santos.