Trajnerit portugez Jose Mourinho nuk do t’i rezervohet asnjë trajtim special nga tifozët e Chelsea në rikthimin e tij në “Stamford Bridge” për herë të parë pas shkarkimit nga “Blutë” në muajin dhjetor. Ky është rasti i dytë i rikthimit të teknikut luzitan në Londrën perëndimore si kundërshtar, me të parin rast në vitin 2010, kur Interi i tij eliminoi anglezët.
Asokohe tifozët e Chelsea vazhduan të mbështesin “The Special One”, por këtë herë në rolin e menaxherit të Manchester United, ai nuk do të ketë afeksion të veçantë, kjo sipas grupimeve të tifozëve. Stafi i skuadrës londineze ende ka kujtime të mira nga Jose Mourinho, por përballë një sezoni me probleme dhe me ndryshime në rezultate, fokusi do të jetë vetëm marrja e 3 pikëve dhe jo klima e bukur, kur portugezi erdhi me Interin 6 vjet më parë.
Vëmendja tashmë është kthyer drejt “Stamford Bridge” dhe nëse shumëkush e konsideron barazimin një rezultat të mirë për “Djajtë e Kuq”, ekspertët mendojnë se kjo mund ta diferencojë me titullin. Historia tregon se, asnjë ekip nuk është shpallur kampion, duke qenë në vendin e shtatë pas 8 ndeshjesh. United është dy pikë më keq se sezonin e kaluar, por çka është më alarmuese, bëhet ndalesa potenciale të dielën, që do ta linte 8 pikë pas kryesuesve.