Mourinho: Manchester United në grup të vështirë

Pasi mësoi grupin e vështirë në Europa League, trajneri i Manchester United, Jose Mourinho shprehet se, përballë rivalëve kaq të vështirë, duket sikur ekipi i tij po luan në Champions. Djajtë e Kuq do të përballen me Fenerbahce, Feyenoord dhe Zorya Luhansk në Grupin A. “Na duket sikur jemi në Champions, me grupe shumë të ngjashme me atë turne prej kundërshtarëve që kemi përballë. Jemi në një grup tejet të vështirë, por kjo është diçka pozitive. Do të luajmë dy ndeshje të mëdha në Stamboll dhe Roterdam, këto do t’i shërbejnë ekipit”, tha Murinjo.
Edhe pse trajneri portugez flet për nivelin e kundërshtarëve, te United nuk mund të ankohen, nëse krahasohen me shortin e Tottenham, me Spurs që ndeshen me Leverkusen, Monaco dhe CSKA e Moskës. Përballë një kundërshtari si Zorya, Djajtë e Kuq i pret një udhëtim drejt së panjohurës në Ukrainë, megjithatë Mourinho i jep kundërshtarëve të gjithë respektin që meritojnë. “Nuk kam shumë njohuri për rivalët nga Ukraina, megjithatë e kemi të qartë vështirësinë që përfaqëson grupi. Kjo është diçka e mirë, sepse nëse do të ndesheshim ndaj skuadrave pa pretendime, tifozët nuk do t’i shijonin mbrëmjet e të martave në “Old Trafford”. Fakti që luajmë ndaj ekipeve si Fenerbahce dhe Feyenoord është pozitiv, si për tifozët, ashtu edhe për motivimin e lojtarëve”, përfundoi Murinjo.

Artikulli paraprakNis rrugëtimin Europa Leauge
Artikulli tjetërRevolucion në Champions