Jose Mourinho fokusohet tërësisht te ndeshja e së martës kundër Sevilla, në kuadrin e 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Të tijtë do të luajnë në “Old Trafford”, me synimin për të superuar barazimin pa gola në “Nervión” dhe kualifikuar në çerekfinale. Portugezi flet qartë se çfarë do të thotë ky ballafaqim: “Fitorja ndaj Liverpool ishte e rëndësishme, por kjo me Sevilla është edhe më shumë. Kjo është një ndeshje jetë a vdekje”. Mourinho synon të përdorë një modul 4-3-3, me Rashford, autor i dopietës ndaj “reds”, në njërin nga krahët dhe Lukakun në majë të ofensivës. Paul Pogba, me probleme fizike, është dyshimi i madh i trajnerit portugez në vrojtimin e kësaj ndeshjeje të Ligës së Kampionëve, e cila vlen kalimin në mes tetë më të mirëve në Europë. Deri në konferencën për shtyp, para ndeshjes me skuadrën spanjolle, Mourinho nuk do ta zbulojë këtë të panjohur. Mbetet të shihet edhe nëse ai do ta thërrasë përsëri suedezin Zlatan Ibrahimoviç, i cili nuk ka luajtur prej disa muajsh, por tashmë është fizikisht i aftë.
Kryesore
Continue to the categoryVendimi i Gjykatës Kushteteuse nuk hoqi asnjë imunitet të asnjë deputeti
Nga Fitim Zekthi
Ka vite, por të paktën që nga viti i kaluar ky diskutim ka hyrë në një fazë tjetër, që imuniteti parlamentar bëhet...