Manchester United ka përmbysur gjithçka në fund duke marrë një fitore, mbase jo të merituar, ndaj Juventus. Djajtë kanë vuajtur gjatë shumicës së ndeshjes, por në fund të takimit kanë ndëshkuar vendasit me dy gola të shpejtë duke marrë një fitore të madhe në Torino ndaj një skuadre që nuk kishte humbur asnjë ndeshje këtë sezon.
Pas fërshëllimës së fundit, Jose Mourinho, nuk i ka fshehur emocionet dhe ka filluar të provokojë tifozët vendas me dorën e vendosur te veshi.
Lojtarët e Juve-s kanë ndërhyrë menjëherë, me Bonucci që ka shkuar i parë dhe De Sciglio që e ka ndjekur. Trajneri i United është shoqëruar nga rojet e sigurimit për në dhomat e zhveshjes.
Mata: E dija që do të shënoja, por duhet t’i merrja leje…
Ka qenë një goditje dënimi mjeshtërore, ajo me të cilën mesfushori i Manchester United, Juan Mata, i ka dhuruar barazimin e përkohshëm “Djjave të Kuq” kundër Juventus në “Allianz Stadium”.
Spanjolli ka zbuluar një prapaskenë interesante në lidhje me atë moment. Mata ka thënë për faqen zyrtare të klubit se i ka kërkuar leje shokut të skuadrës, Ashley Young, për të qenë ai ekzekutuesi i goditjes së dënimit. Arseyja? E dine se do të shënonte.
“Sapo arbitri dha faullin, e dija se duhej ta gjuaja unë”, ka thënë Mata, që ka shtuar: “Isha i sigurt dhe i kam thënë Ashley-t se do të shënoja. Mund të kaloja murin dhe të bëja gol. Stërvitem shumë mbi goditjet standarde dhe besoj se ky ka qenë një nga golat më të bukur që kam shënuar në karrierë”, ka thënë spanjolli.
Në lidhje me grupin e Champions League: “Kemi akoma dy ndeshje. Kundër Young Boys dhe kundër Valencia-s. Kundër spanjollëve do të jetë e veçantë për mua, siç ka qenë për Pogba kundër Juventus. Do të bëjmë gjithçka është e mundur për t’u kualifikuar”.