Mrekullia e Rrugës së Kombit, qytetarët e Kosovës shpenzuan 10 milionë euro në fundjavë

Rreth 30 mijë qytetarë të Kosovës e kanë kaluar fundjavën e fundit në Shqipëri, ku në dy ditë kanë shpenzuar goxha para. Llogaritet rreth 100 euro dita.

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë të ditur se në nga një hulumtim që ka kryer nga data 9-12 prill, 30 mijë qytetarë të Kosovës e kanë lëshuar vendin dhe kanë shkuar në Shqipëri, të cilët shpenzuar rreth 100 euro në ditë.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se në Shqipëri për gjatë vikendit qytetarët e Kosovës shpenzuan 10 milionë euro në Shqipëri.

Shahini ka thënë se AKB ka realizuar studim nga data 9 deri me 12 prill sesa qytetarë kaluan vikendin në Shqipëri pasi që masat janë në fuqi.

“Për këto ditë Kosovën e kanë lëshuar 30 mijë qytetarë biznesmen, politikan, sportistë, zyrtarë shtetëror që kaluan në Durrës, Tiranë duke shpenzuar rreth 100 euro në ditë ku përfshirë akomodimin, pijet, transporti, taksa rrugore. Por këto do të jenë shumë më larta sepse në këto vizita relakusese nuk kursehet”.

Shahini ka treguar se AKB ka vlerësuar se kosovaret shpenzuan 10 milionë euro për vikend në Shqipëri.

“AKB ka vlerësuar se kosovaret shpenzuan 10 milion euro për vikend në Shqipëri pasi qeveria mbylli qendrat tregtare, hotelet dhe kafiteritë. 90% i shpenzojnë gjithë kapitalin kur kosovarët dalin jashtë. Vetëm 5 % e vizitorëve nga Shqipëria kthehen dhe vizitojnë Kosovën kundrejt atyre që shkojnë nga Kosova. Në këtë vikend nuk ka pasur vizitorë në Kosovë për shkak të masave”, tha ai.

Shahini ka rekomanduar Qeverisë që pas datës 18 prill të lejohet puna e plotë e bizneseve

“Prandaj AKB rekomandon qeverinë që sa më shpejt pas datës 18 të kthejë jetën në normalitet duke zbatuar masa për kontroll, por jo masa rigoroze. AKB është e shqetësua për përkeqësimin ekonomik në vend dhe është duke u thelluar. Ai bëri thirrje institucioneve për të siguruar vaksinën”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi kishte reaguar për dyndjen e kosovarëve për në Shqipëri gjatë kësaj fundjave, kur në vendin tonë janë aktive masat kundër COVID-19, të vendosura nga Qeveria Kurti.

Rukiqi ka thënë se zyrtarët nga Qeveria ishin paralajmëruar se mund të ndodhte kjo dukuri, kur në rajon, e sidomos në Shqipëri ka masa më të relaksuara.

Me anë të një shkrimi në Facebook, ai vë në pah faktin se Kosova është e ndërlidhur shumë me ekonomitë e vendeve të rajonit, për shkak të kohës së shkurtër që duhet për arritur atje.

“Ne takim me zyrtaret nga Qeveria, i kemi paralajmëruar për atë se çka mund te ndodh nëse ne Kosove ka mbyllje te pjesshme, ndërsa ne rajon, sidomos ne Shqipëri ka masa me te relaksuara. Kosova është shume e ndërlidhur me ekonomitë e rajonit. Shkupi është larg vetëm 1 ore nga Prishtina, Durrësi/Tirana jo me shume se 3 ore. Çdo vendim qe merret, për çfarëdo çështje, jo vetëm për COVID, duhet ta këtë parasysh këtë ndërlidhje. Kemi mësuar shume për 1 vit duke u ballafaquar me pandeminë, prandaj na duhen vendime racionale te cilat prodhojnë efekt ne menaxhimin e pandemisë dhe nuk e dëmtojnë ekonominë”.

Ky fluksi i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë, gjatë fundjavës, është bërë në kohën kur në Kosovë janë duke u aplikuar masat e Qeverisë për parandalimin dhe luftimin e koronavirusit, ku janë të përfshira edhe kufizimi i i lëvizjes së lirë prej orës 22:00 e deri në 5:00, përveç në raste urgjente.

Ndërkaq, shërbimet e gastronomisë janë obliguar që të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri me datë 18 prill, si dhe është ndaluar veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre.

Në kuadër të vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me masat parandaluese në luftë kundër pandemisë së koronavirusi, në pikën e katërt, thuhet që “të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për testin RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë. Në të kundërtën, ata duhet të vetizolohen për shtatë ditë.

Përjashtim nga pika katër e vendimit të qeverisë, bëjnë vetëm qytetarët e Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 24 orët e fundit.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë sqarime nëse është duke i zbatuar këto masa në kufi, gjatë hyrjes apo kthimit të qytetarëve të Kosovës nga Shqipëria, në rast se ata kanë qëndruar atje më shumë se 24 orë.

Tetë viktima dhe 345 raste të reja me koronavirus u raportuan të hënën në Kosovë.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 98,341, i viktimave në 1,996 dhe i të shëruarve në 82,582.

Numri i rasteve aktive është 13,763. Kosova, aktualisht, ka të kufizuar lëvizjen e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00 dhe ka mbyllur veprimtarinë e gastronomisë – në mesin e disa masave të tjera për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Artikulli paraprakKa mbaruar, manipulon si demokrat, operatorin e Carlo Bolinos së tij
Artikulli tjetër930 mijë individë me llogari boshe në banka