Qyteti Myanmar u godit të premten nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.
Lëkundjet u ndjenë deri në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok dhe qytetin verior të Chiang Mai, si dhe në provincat Yunnan dhe Guangxi të Kinës.
Tërmeti me epiqendër 16 kilometra (10 milje) në veri-perëndim të qytetit të Sagaing, u pasua dhe nga në pasgoditje e dytë e fortë prej 6.4 ballë, rreth 12 minuta pas tërmetit fillestar, sipas USGS.
Myanmar nuk është i pajisur mirë për t’u përballur me një fatkeqësi të përmasave të tilla. Është një nga vendet më të varfra të Azisë dhe është zhytur në një luftë brutale civile katërvjeçare pasi ushtria mori pushtetin.
Nuk dihet ende nëse ka të vdekur, por CNN raporton se Shërbimet e urgjencës thonë se 50 persona ishin brenda një ndërtese që u shemb në Parkun Chatuchak, Bangkok.
Instituti Kombëtar për Mjekësinë Emergjente thotë se 43 persona janë bllokuar në ndërtesë dhe shtatë të tjerë janë plagosur.
Siç shihet edhe nga pamjet, ndërtesa të shumta janë shkatërruar plotësisht, rrugën kanë pësuar çarje të mëdha, ndërsa qytetarët duken mes lotësh krah njëri-tjerrit rrugëve të qytetit.
“Të gjithë dolëm me vrap nga shtëpia pasi gjithçka filloi të dridhej. Pashë një shembje godine pesëkatëshe para syve të mi. Të gjithë në qytetin tim janë në rrugë dhe askush nuk guxon të kthehet brenda ndërtesave”, tha një qytetar për Reuters.
“Ne kemi filluar kërkimin dhe kemi shkuar nëpër Yangon për të kontrolluar për viktima dhe dëme. Deri më tani nuk kemi ende informacione.”, tha një oficer nga departamenti i shërbimeve të zjarrit të Myanmar për Reuters.