M’u shua ëndrra!

Klaudio Ranieri e cilëson “ëndërr të shuar” përfundimin e aventurës në krye të Leister Sitit pasi klubi anglez e shkarkoi të enjten mbrëma. Trajneri italian theu heshtjen me një letër ku thotë se do të kishte dashur të qëndronte përgjithmonë te kampionët e Premier Ligës.
Letra e plotë: “Dje m’u shua ëndrra.
Pas euforisë së sezonit të shkuar dhe kurorëzimit si kampionë të Premier Ligës, e gjithë ëndrra ime ishte të qëndroja përgjithmonë te Leister Siti, klubi që dua.
Mjerisht, nuk qe e thënë.
Dua të falënderoj time shoqe, Rozanën, dhe familjen time për mbështetjen e pafundme gjatë kohës në Leister. Falënderime edhe për Paolon e Andrean, të cilët më shoqëruan në këtë udhëtim të mrekullueshëm. Gjithashtu për Stiv Kutnerin dhe Franko Granelon që më dhanë mundësi të bëhesha kampion.
Para së gjithash dua të falënderoj klubin e futbollit të Leister Sitit. Ishte një aventurë e mrekullueshme që do të jetojë përherë tek unë. Falënderime për të gjithë gazetarët dhe median që ishte me ne dhe me kënaqësi raportoi historinë më të madhe në futboll. Falënderimet e mia të përzemërta shkojnë për të gjithë në klub – lojtarët, stafin, të gjithë që ishin aty si pjesë e arritjes sonë.
Por mbi të gjitha dua të falënderoj tifozët. Më morët në zemër nga dita e parë dhe më deshët. Edhe unë ju dua. Askush nuk mund të na e marrë atë ç’ka arritëm së bashku dhe shpresoj që ju ta mendoni e të buzëqeshni përditë, sikurse do të bëj edhe unë. Ishte një kohë e mrekullueshme dhe plot lumturi, të cilën unë nuk do ta harroj kurrë. Ishte kënaqësi dhe nder të bëhesha kampion me të gjithë ju.
Ndërkohë, pas mbështetjes masive në mediat sociale, disa tifozë i shkuan 65-vjeçarit te dera e shtëpisë për ta falënderuar personalisht. Ata i dhanë italianit dhurata e përqafime, si dhe përfituan nga rasti për të shkrepur edhe foto me të.
Largimi i parakohshëm i Claudio Ranierit nga Leister City konfirmoi një trend të ri në Premier League. Në 5 sezonet e fundit, trajneri i shpallur kampion është shkarkuar nga posti i tij. Përjashtim bën Sir Alex që u tërhoq pas 27 vitesh në krye të Red Devils. Por cilët janë themeluesit e këtij klubi fatkeq?
Ironikisht starton me një italian, Roberto Mancini-t nuk i mjaftoi titulli i 1-rë në erën e sheikut Mansour. Mungesa e mbrojtjes së titullit të fituar në sezonin 2011-’12 ishte fatale për italianin. I fundit sezon në stol si menaxher përkoi me fundin e karrierës së skocezit Sir.
Ferguson e trashëgoi titullin tek rivalët ndërqytetas, por që në krye kishin kilenin Manuel Pellegrini. I mbiquajtur “inxhineri”, njeriu që u bë i njohur tek Villareal dhe Real Madrid përpara se të merrte drejtimin e Man City-t, nuk u konfirmua, në fundin e kontratës fillestare.
Periudha e dytë e Jose Mourinho-s në krye të Chelsea-t përfundoi më herët se ç’ishte parashikuar. Portugezi i kthyer me bujë në “Stamford Bridge” e rishpalli skuadrën kampion, brenda një viti. Por mosmarrëveshjet me lojtarët dhe rezultatet e dobëta, çuan në shkarkimin e dytë nga Abramovich.

Artikulli paraprakBerisha, gol fantastik dhe rekord në Australi
Artikulli tjetërSebino Plaku fiton 200 mijë euro