Muaji i shenjtë i Ramazanit, kreu i KMSH: Mundësi për të pastruar shpirtin. Është muaj adhurimi, jo diete!

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, ka uruar shqiptarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ai ka shtuar se Ramazani nuk është muaj diete, por është një mundësi që besimtarët të pastrojnë shpirtin dhe trupin.

“Ramazani është një mundësi që zoti na ka dhuruar për të pastruar trupin dhe shpirtin. Ramazani nuk është muaj diete, por muaj adhurimi, përmes të cilit njeriu ka mundësinë e artë të arrijë kënaqësinë e zotit. Përmes kësaj arritje të begatojë veten e tij me mirësi në këtë botë dhe atë të përtejmen. E lusim Zotin të na e bëjë këtë muaj paqe e begati!”, tha mes të tjerash ai.

Exit mobile version