Muça: Berisha e dinte çfarë do t’i ndodhte, e solli enkas opozitën në këtë pikë

Gazetari Flogert Muça, ka komentuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Sali Berishën.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Sali Berisha e ka ditur mirë se ku do shkojë situata, duke theksuar se ky i fundit ka marrë peng opozitën.

Më tej ai nënvizoi se nëse se SPAK do vepronte me Berishën njësoj si me një qytetar tjetër do ishte problem.

“Është e vërtetë që kjo e dëmton opozitën, por është Sali Berisha, i cili duke ditur shumë mirë se si do i shkonte historia, ka marrë  peng opozitën  që sot ne të qajmë hallin e opozitës duke qarë hallin e doktorit. Është një pengmarrje e doktorit që dëmton opozitën. Kur vjen puna te Gjykata, nuk e di se çfarë ka dosja. Në qoftëse se SPAK do vepronte me Berishën njësoj si me një qytetar tjetër të zakonshme për mua do ishte problem”-tha ai.

Artikulli paraprakNga java që po vjen qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në BE
Artikulli tjetërErmal Dredha, “sheiku” i Vlorës, 500 mijë euro pagë për 20 zyrtarë të Bashkisë! SPAK të hetojë