Muller shpëton Bayernin

“Borussia Park” gjithmonë ka qenë një fushë e vështirë për Bayern Mynih-in, por pas 2 ndalesave radhazi në këtë stadium në 2 vitet e fundit, pikërisht në “Borussia Park”, Bayerni i Carlo Ancelottit pasditen e të dielës vendosi njërën dorë te titulli kampion. Një fitore minimale e bavarezëve përballë Borussia Moenchengladbach me një gol të Thomas Muller, me sfidën që u mbyll me shifrat 0-1, megjithatë mund të thuhet me plot gojën që ishte një sukses që vlen sa një sezon i tërë për Bayern-in sepse kur mbeten edhe 9 ndeshje për të luajtur deri në fund të Bundesligës, diferenca në renditje me Leipzigun e vendit të dytë ka shkuar në plot 13 pikë. Në pjesën e parë dy rastet më të mira për kampionët e Gjermanisë i krijuan Lewandowski në të 25-tën dhe Robben në të 32-tën, por asnjëri prej tyre nuk gjeti dot rrugën e rrjetës. Për t’i dhënë fitoren e 6-shtë radhazi Bayernit në të gjitha kompeticionet mendoi Thomas Muller që në të 63-tën shfrytëzoi asistin e Thiago Alcantarës duke ndëshkuar, portierin e Gladbahut, Sommer. Deri në fund Borussia nuk mundi të bënte asgjë me Gladbahun që pas eliminimit nga Europa League mori një tjetër goditje këtë herë në kampionat. Bayerni ndërkohë falë këtij suksesi u ngjit në kuotën e 62 pikëve. Vijon momenti pozitiv për Schalken që me një gol të mbrojtësit boshnjak Kolasinac, mposhti 0-1 në transfertë, Mainz-in.

Artikulli paraprakPSG ruan hapin e Monacos
Artikulli tjetërDonnarumma: Jam milanist