Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë

Fati i ka buzëqeshur mundësit që përfaqëson Shqipërinë, Islam Dudaev, i cili në stilin e lirë në peshën 65 kilogramë do të ndeshet sot në drekë për medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike.

 

Dudaev humbi ndeshjen çerekfinale përballë iranianit Amuzad. Por kalimi i këtij ët fundit në finale i dha mundësinë sportisti kuqezi që të garonte përsëri për të pasur shansin e medaljes së bronztë. Megjithatë, sfida e tij ndaj amerikanit Retherford e planifikuar për sot paradite, nuk është zhvilluar.

Kundërshtari i tij është tërhequr nga garimi për shkak se nuk arriti peshën e kështu, Dudaev është kualifikuar direkt për në ndeshjen për medaljen e bronztë. Aty ai do të ketë përballë hungarezin Ismal Musukaev, i cili ka dalë i pesti në këtë peshë në Tokio 2020, ndërsa ishte kampion bote në vitin 2023.

Artikulli paraprakU raportua si vdekje aksidentale, Elgi Proga është dhunuar për vdekje. Identifikohet autori
Artikulli tjetër“5D” BLEU SHTËPINË E GRAMOZ RUÇIT/ Mariglen Qato e Redi Molla 454 mijë euro në llogarinë e ish-numrit 2 të PS, Apeli I GJKKO: SPAK të hetojë se si është blerë nga kompania prona