“Mundësimi i pagesave më të larta”- Diplomati Wisner me të rinjtë: Kompanitë amerikane po ndihmojnë në zgjerimin e biznesit në Shqipëri

I Ngarkuari me Punë i Ambasadës amerikane në Tiranë, David Wisner u takua dje me studentë, ish-studentë dhe drejtues të Shkollës së Shkencave Kompjuterike Holberton për të parë nga afër se si shkolla po trajnon gjeneratën e ardhshme të profesionistëve të IT dhe po kontribuon në ekosistemin e Shqipërisë për zhvillimin e sektorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

 

Shkolla e trajnimit për edukimin IT, e themeluar në Silicon Valley, hapi kampusin e saj në Shqipëri dy vjet më parë dhe po pajis të rinjtë shqiptarë me aftësi të kërkuara nga një mjedis biznesi që ndryshon me shpejtësi.

Wisner dëgjoi me kënaqësi se studentët e Holberton punësohen plotësisht pas diplomimit, si një shembull i shkëlqyer se si kompanitë amerikane po ndihmojnë në zgjerimin e mundësive të biznesit në Shqipëri, duke mundësuar punë me pagesë më të lartë për të rinjtë shqiptarë dhe duke kontribuar në kthimin e profesionistëve në vend.

Presim me kënaqësi të punojmë me Holberton dhe kompani të tjera amerikane për të mbështetur tranzicionin ekonomik të Shqipërisë në teknologji.

Artikulli paraprak“Pjesa më e madhe e viktimave ka marrë Opioide”- Rritet numri i vdekjeve nga droga në Europë! Në treg, gjithnjë e më shumë lëndë narkotike të reja
Artikulli tjetërVula e PD shkoi te Berisha, Bejko tregon skenarin: Ishte pjesë e marrëveshjes Gjiknuri-Bardhi