“Mungesa e fermerëve po rrit çmimet e prodhimit”

Fruta, perime, pije dhe produkte të tjera ushqimore.

Sipas Institutit të Statistikave, çmimet e prodhimit për produktet ushqimore janë rritur me 2.5% gjatë 3-mujorit të tretë të vitit aktual në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Kemi rritje të çmimeve të produkteve që prodhohen në Shqipëri. Arsyeja është e tjheshtë, pasi kemi një reduktim të prodhimit në tërsi në vend, dhe kemi një kosto të lartë të prodhimit bujqësor,” shprehet Gjok Vuksani, ekspert për bujqësinë.

Subvencionet e pamjaftueshme, migrimi dhe emigrimi në zonat rurale të vendit, kanë bërë që ky indeks të rritet muaj pas muaji.

Sipas INSTAT, për muajin e kaluar, prodhimi ushqimor ishte grupi i dytë me rritjen më të madhe të çmimit.

“Për vitin 2025 janë përcaktuar vetëm 44 milionë euro për skemën e mbështetjes ndaj fermerëve. Ku vetënm 10 milionë euro do jenë për vazhdimin e skemës së mëparshme.”

Në një kohë kur indeksi i prodhimit vendas rritet, ai i importit zbutet, duke shtuar varësinë ndaj mallrave të importuara.

Artikulli paraprakKë të fajësojmë sot për bjerrjen e leximit?
Artikulli tjetërBasha takim ne kongresin amerikan: Falenderova për ndihmën e madhe që SHBA po i japin SPAK për të luftuar lidhjet e politikës me krimin dhe korrupsionin