Mungesa e sinjalistikës rrugore, burim aksidentesh

Në shumë raste tragjeditë e ndodhura në rrugët e Shqipërisë kanë pasur si shkak mungesën e sinjalistikës rrugore. Ekspertet kanë bërë thirrje për përmirësimin e sinjalistikës në përmbushje të standardeve ndërkombëtare. Ndryshimet e bëra në aksin Milot – Rrëshen së fundmi e kanë kthyer këtë aks në një model për tu ndjekur dhe nga të tjerët.
Ky është aksi Milot-Rrëshën i vendosur në dispozicion të përdoruesve të automjeteve në dy javët e fundit. Në të 26 kilometrat e saj rruga është pajisur me sinjalistikën më të fundit duke iu afruar standardeve evropiane, thonë ekspertët
Eksperti i sigurisë rrugore, Fatmir Hasho shpjegon për Ora News, të gjitha ndryshimet që i janë bërë dhe pohon se ky është fillimi i një modeli të ri në sinjalistikën rrugore ne Shqipëri.
Hasho: Risia e parë janë kufizuesit anësor të standardeve të fundit ndërkombëtare. Duhet të evidetojmë një seri tabelash përpara se të arrijmë në një kryqëzim që ka pasur rrezikshmëri tek Rubiku. Jam pak i befasuar me një konstruksion të plotë. Për ekspertin Hasho këto standarde dhe puna e bërë në aksin Milot-Rrëshen duhet të ndiqet në të gjitha rrugët, si e vetmja mundësi për të ulur numrin e aksidenteve.

Hasho: Të mos harrojmë efektin e një drejtuesi mjeti që ka problematikën e vet. Ne duhet të bëjmë pjesën që na takon.
Hasho ndër të tjera evidenton edhe diferencën e investimeve që bëhen nga shteti dhe ato nga koncesionari. Sipas tij investimet e sektorit privat janë më serioze dhe cilësore.
Hasho: Unë vërej diferencën e sinjalistikës kur ARSH është pronar kur dhe kur kemi të bëjmë me një privat që e ka marrë me koncesion, kërkesat e privatit në këtë rast janë shumë më të larta.
Për të parandaluar aksidentet dhe për të pasur një atmosferë bashkëkohore në rrugët tona duhet që edhe sjellja e shoferëve shqiptarë të jetë po aq bashkëkhore dhe në respekt të sinjalistikës. Ora News gjatë qëndrimit në këtë aks konstatoi edhe drejtues mjetesh në shkelje të rregullave të qarkullimit. Shkeljet i shtojnë gjasat për aksidente dhe këto të fundit fatkeqësisht mund të kthehen në fatale për jetën.
Hasho: Shikoni mjetin me targa Kosove sa keq parandaloi.
Siguria rrugore është një ndër problemet më të mprehta në Shqipëri. Kujdesi i shtuar për të investuar në ndërtimin e rrugëve me standarde është një lajm i mire por nevojitet më shumë përgjegjshmëri edhe nga drejtuesit e automjeteve në respektim të rregullave të qarkullimit.

Exit mobile version